DYLON

Lutja e një nëne

Avatar photo Redaksia

Pranvera Abazi Zena është nëna e një fëmije tetë vjeçar, i ati i të cilit ajo thotë se e ka marrë me vete në Siri për t’iu bashkuar luftëtarëve atje, pa lejen e saj. Në disa fotografi të publikuara, djaloshi shihet në Siri në shoqërinë e luftëtarëve dhe me flamurin e Shtetit Islamik ëISIS]. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, e ëma shpjegon ngjarjen si ka ndodhur. Për kthimin e djaloshit, është hapur edhe një faqe në rrjetin social Facebook, “Na ktheni djalin”!.

RADIO EVROPA E LIRË
Zonja Pranverë, djali juaj 8-vjeçar, gjendet në Siri me babanë e tij, por pa lejen tuaj. A mund të na tregoni për momentin kur ju kuptuat se ai ndodhet atje?

EkoHigjiena

PRANVERA ABAZI: Unë e kam kuptuar më 10 korrik, ka qenë ora një, përmes një mesazhi ku shkruan “Pranvera unë jam në Siri me djalë, të lajmëroj edhe një herë kur të kem valë”. Me datën 7 kanë dalë prej shtëpisë, dhe unë kam menduar që po shkojnë në Rugovë, se tha “deri të enjten e kam të lirë, të premten jam në punë dhe po e marr djalin e po shkoj”.

Me datën 10 e kam marrë mesazhin që nuk janë në Rugovë, por në Siri. Unë isha në punë edhe kur e kam parë mesazhin – njëherë nuk e këqyra mirë, meqë isha në punë, po pastaj kur e pashë mirë mbeta ashtu… nuk mund ta besoja… Unë prisja atë ditë që të vinin prej Rugove, e jo të më vinte ai mesazh…

RADIO EVROPA E LIRË
Para asaj dite, e cila tani mund të cilësohet si dita e rrëmbimit të djalit tuaj 8 -vjeçar, keni vërejtur ndonjë ndryshim te bashkëshorti juaj?

PRANVERA ABAZI: Jo. Ai është falur ërite fetare myslimane], ka qenë fetar, por për djalë asnjëherë s’ka folur – as që “kam me marrë me vete”, s’kam vërejtur asgjë. Rrobat ëpantollonat] i blinte me xhepa, po i përdorte edhe në qytet e në punë, por jo diçka s’kam vërejtur. Një çantë si të ushtrisë e ka pasur në shtëpi, por atë e ka pasur shumë moti, ka më shumë se dy vjet. S’kam vërejtur diçka.

RADIO EVROPA E LIRË
…po raportet me djalin?

lexo të plotë në: http://www.evropaelire.org/content/article/26554235.html