• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Lutfi Haziri zyrtarisht i dorëzon detyrën e kryetarit, Alban Hysenit

Redaksia 2LONLINE 9 Dhjetor, 2021 3 min
 Lutfi Haziri zyrtarisht i dorëzon detyrën e kryetarit, Alban Hysenit

Kryetari i deritanishëm i Gjilanit, Lutfi Haziri, në një ceremoni të organizuar, i ka dorëzuar të enjten zyrtarisht detyrën kryetarit të ri, Alban Hyseni.

Gjatë adresimit në një konferencë të përbashkët për media, Haziri i ka uruar shëndet e suksese Hysenit në detyrën e kryetarit.

“Jam i lumtur që pas një shërbimi për më shumë se 13 vite si kryetar i Gjilanit në kohë të ndryshme, sot po e përfundoj mandatin e dytë të rregullt dhe po e dorëzoj tek kryetari i zgjedhur, z. Alban Hyseni, i cili do të jetë kryetar i të gjithëve, duke përfshirë edhe kryetar i imi. I uroj shëndet dhe, mbi të gjitha, lutem që ta përcjell suksesi. Një angazhim i tij në lidership në Gjilan nënkupton ecje përpara në zhvillim e prosperim, jo stagnim”, ka thënë Haziri.

“Unë edhe ashtu kam marrë rrugë tjetër politike që do të jem në funksion sërish të angazhimit tim, por i sigurova që roli ynë ka me qenë kontruktiv, mbështetja ka me qenë e sinqertë dhe angazhimi ynë ka me qenë mbi bazë të interesit të qytetit, komunës e të nahisë sonë.”, ka shtuar Haziri.

Ndërkaq, kryetari i sapo zgjedhur i Gjilanit, Alban Hyseni, e ka falënderuar Hazirin për organizimin e ceremonisë së dorëzim-pranimit të detyrës, duke i uruar shëndet e suksese në rrugëtimin e tij në politikë.

“Unë sapo e kam pranuar detyrën e kryetarit të Gjilanit. Për mua është nder dhe kënaqësi të veçantë që pranimin dhe dorëzimin e detyrës e kemi bërë bashkë me kryetarin aktual të Komunës, të cilit i urojmë, po ashtu, shëndet e shumë suksese në rrugëtimin e tij vazhdueshëm në politikë. Z. Haziri është njëra prej figurave e cila është identifikuar Gjilani e Anamorava si lider i politikanëve, ndërkaq tash edhe për shkak të nevojës dhe për shkak të kohës është momenti që të sjellim një politikë të re e një frymë të re, një lloj lidershipi të ri në Gjilan”, ka thënë kryetari Hyseni.

“Ky lloj dakordimi mes nesh për vazhdim të bashkëpunimit dhe të një lloj të konstruktivitetit politik në Gjilan e për të mishëruar edhe njëherë mendësinë politike dhe këtë mentalitetin përparimtar të gjilanasve, besoj që është një mesazh jashtëzakonisht i mirë, edhe për të ardhmen që na pret, por edhe për projektet dhe për punën e mirë që e pret Gjilanin në të ardhmen”, ka shtuar Hyseni. /2LONLINE/

 

Etiketa:aktuale Alban Hyseni Gjilan Komuna kryetar Lutfi Haziri
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Kamenicë

Polica parandalon kontrabandën me kafshë

9 Gusht, 2022
Nacionale

Ministri Mehaj priti në takim drejtorin e Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit

9 Gusht, 2022
Policia

Arrestohet një i dyshuar dhe konfiskohen mbi 27 kg marihuanë

9 Gusht, 2022
Gjykatë/Prokurori

Aktakuzë kundër dy personave për lëshim të çeqeve pa mbulesë ose të

9 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Polica parandalon kontrabandën me kafshë

9 Gusht, 2022

Kryeministri Kurti takoi Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it

9 Gusht, 2022

Kryeministri Kurti priti në takim Bordin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës

9 Gusht, 2022

Kërkohet përfundimi sa më parë i shkollës në Pozheran dhe ndërtimi i çerdhes në Viti

9 Gusht, 2022

LDK: Gjendja e rënduar higjienike në DKA, kërcënim serioz për shëndetin e nxënësve dhe zyrtarëve komunal

9 Gusht, 2022

Flasin për mbrojtjen e pyjeve

9 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com