DYLON

Lutfi Haziri zgjedhet anëtar i Bordit të ALDA-s me seli në Strasburg-Bruksel

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit, është zgjedhur para pak çastesh anëtar i Bordit prej 12-anëtarëve të Asociacionit Europian për Zhvillim të Demokracisë Lokale (ALDA), me seli në Strasburg-Bruksel. Pas votimit të fshehtë, i cili u mbajt në Paris të Francës dhe në një konkurrencë të fortë, kreu i Gjilanit arriti që të futet në mesin e 12 anëtarëve të këtij Bordi me mandat 4-vjeçar, i cili do të jetë përfaqëses në mbarë Europën.

Kryetari Haziri, i ka falënderuar anëtarët e ALDA-s për besimin, ndërkaq ka theksuar se përmes partneriteteve me anëtarët e Asociacionit Europian për Zhvillim të Demokracisë Lokale, do të ketë mundësi shumë të mira të fitoj projekte të rëndësishme për Gjilanin, Kosovën dhe regjionin.

EkoHigjiena

Duhet theksuar se Komuna e Gjilanit, nga viti 2015 është anëtare me të drejta të plota në këtë organizatë të fuqishme, e cila është unike e kësaj natyre që përfaqëson pushtetin lokal, shoqatat, organizatat, akademitë dhe asociacionet që merren me pushtetin lokal në Europë, por mbulon aktivitete edhe në mbarë botën.

Ndryshe, gjatë ditës, Kongresi i Pushtetit Lokal dhe Regjional i Këshillit të Europës, ka veçuar dhe shpërblyer sot Gjilanin me diplomën për bashkëpunim ndër-komnunal, ndër-regjional dhe për partneritet europian./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.