DYLON

Lutfi Haziri viziton Vatanin, përgëzon Ismet Sylejmanin për sukseset dhe gjenerimin e vendeve të punës

Lutfi Haziri viziton Vatanin, përgëzon Ismet Sylejmanin për sukseset dhe gjenerimin e vendeve të punës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me nënkryetarin dhe shefin e Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Arbër Ismajli, bartësin e listës zgjedhore, Avdyl Aliu dhe kandidatët për Asamble, Avdyl Jerliu e Diana Toska, kanë vizituar kompaninë e njohur Vatani, ku janë pritur nga pronari, Ismet Sylejmani.

Kreu i Gjilanit është njoftuar me punën, angazhimin, sukseset dhe sfidat e kësaj kompanie.

EkoHigjiena

“Vizitë e veçantë te miku i im tash e 31 vite, Ismet Sylejmani, përkatësisht te kompania që është storie e suksesit në Gjilan dhe me renome në tërë Kosovën, Vatani. Përgëzime për sukseset dhe gjenerimin e një numri të madh të vendeve të punës. Ju falëmnderit shumë. Do të mbetem gjitthmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërsa, pronari i Vatanit, Ismet Sylejmani, e ka falënderuar kryetarin Haziri për miqësinë, vizitën dhe bashkëpunimin për të mirën e përgjithshme.

 #LDKGjilan #LDK160

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.