DYLON

Lutfi Haziri viziton punëtorët shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm: Falëmnderit heronjve të gjallë të ditëve të sotme!

Lutfi Haziri viziton punëtorët shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm: Falëmnderit heronjve të gjallë të ditëve të sotme!
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot Spitalin e Përgjithshëm, për t’i takuar punëtorët shëndetësorë, në shenjë falënderimi për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë, në veçanti gjatë pandemisë.

Ai i ka cilësuar punëtorët shëndetësorë si heronjtë e gjallë të ditëve të sotme.

EkoHigjiena

“Sot vizitova punëtorët shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm, për t’i falënderuar për angazhimin e jashtëzakonshëm, duke qenë në front kundër COVID-19. Kur jemi në prag të hapjes së QKMF-së, zotohem për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit mes shëndetësisë primare dhe sekondare, në funksion të ruajtjes së shëndetit publik. Falëmnderit shumë heronjve të gjallë të ditëve të sotme!”, ka thënë kryetari Haziri.

#LDK160 #LDKGjilan

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.