DYLON

Lutfi Haziri viziton kompaninë “Bejta Commerce”, i përgëzon për sukseset dhe kujton humanistin e madh, Bejtulla Kqiku

Lutfi Haziri viziton kompaninë “Bejta Commerce”, i përgëzon për sukseset dhe kujton humanistin e madh, Bejtulla Kqiku
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Arbër Ismajli dhe bashkëpunëtorët, kanë vizituar sot gjigantin e ndërtimit “Bejta Commerce”, ku janë pritur nga pronari, Basri Kqiku.

Kryetari Haziri ka përgëzuar krerët e kompanisë për sukseset e mëdha, derisa tha se asnjëherë nuk e harrojnë kontributin e jashtëzakonshëm të themeluesit të kompanisë më të vjetër në Anamoravë, humanistrit të madh e veprimtarit të çështjes kombëtare, Bejtulla Kqiku.

EkoHigjiena

“Gjatë vizitës në kompaninë më të vjetër të ndërtimit në Gjilan “Bejta Commerce”, i përgëzova pronarët për sukseset e mëdha. I urova, po ashtu, edhe për inkuadrimin në biznes të gjeneratës së tretë të familjes Kqiku. Me këtë rast, nuk mund ta harrojmë në asnjë mënyrë kontributin e jashtëzakonshëm të themeluesit të kompanisë më të vjetër në Anamoravë, humanistrit të madh e veprimtarit të çështjes kombëtare, Bejtulla Kqiku”, ka thënë kryetari, Lutfi Haziri. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.