DYLON

Lutfi Haziri viziton Koha Lounge, e cila është hapur gjatë pandemisë

Lutfi Haziri viziton Koha Lounge, e cila është hapur gjatë pandemisë
Avatar photo Redaksia

Kryetari Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga kandidatët për asamble komunale nga radhët e LDK-së, Ramiz Ramadani, Diana Toska e Valdrin Halimi, kanë vizituar sot njërën nga pikat e restorantit Koha Lounge, e cila është hapur gjatë pandemisë, ku janë mirëpritur nga pronari, Agron Lipovica.

Kryetari Haziri është njoftuar nga pronari Lipovica për punën gjatë pandemisë, vështirësitë e operimit dhe sukseset e arritura. 

EkoHigjiena

“Bashkë me kolegët e mi, drekuam sot në Koha Lounge, lokal i cili është hapur gjatë kohës së pandemisë. U njoftova nga pronari, Agron Lipovica, për punën, vështirësitë dhe sukseset. Si Komunë kemi qenë gjithmonë në krahë të gastronomëve, derisa po e shohim mundësinë e subvencionimit, për operim sa më të suksesshëm”, ka thënë Haziri.

Ndërkaq, pronari Agron Lipovica, ka falënderuar kryetarin Haziri dhe stafin e tij, të cilët, sipas tij, kanë qenë gjithmonë krahë i gastronomëve.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan

/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.