DYLON

Lutfi Haziri uron Skender Berishën për postin e ri në krye të PD-së

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim kryetarin e sapozgjedhur të Partisë së Drejtësisë në Gjilan, Skender Berisha. Pasi i ka uruar për postin e ri në krye të PD-së, kryetari Haziri ka shfaqur gatishmërinë e bashkëpunimit me krerët e kësaj partie në Gjilan, në të mirë të qytetarëve të saj.

Ai theksoi se Gjilani njihet si qytet i qetë, me kulturë të lartë të demokracisë dhe i frymës së bashkëpunimit kur është në pyetje interesi i përgjithshëm, duke shtuar se kjo formë e bashkëpunimit duhet të kultivohet në kontinuitet.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, kryetari sapozgjedhur i Partisë së Drejtësisë në Gjilan, Skender Berisha, ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe bashkëpunimin e ofruar në ecjen përpara. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.