DYLON

Lutfi Haziri uron fituesin e të gjithë titujve në Bowling, Nysret Hazirin

Lutfi Haziri uron fituesin e të gjithë titujve në Bowling, Nysret Hazirin
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim sportistin Nysret Haziri, i cili është fitues i të gjithë titujve në sezonin 2018/2019 në Bowling.

Kryetari Haziri, pasi e uroi për këto suksese të papara deri sot, tha se e ka bërë krenar Gjilanin, duke shtuar se Komuna është e gatshme ta mbështesë me të gjitha kapacitetet.

Sportisti Nysret Haziri e ka falënderuar kryetarin Haziri për takimin dhe mbështetjen e ofruar, ndërkaq ka pohuar se ky është veç fillimi i sukseseve të tij në Bowling në Kosovë, pasi shpreson që do të korrë suksese edhe në garat ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Përndryshe, Nysret Haziri është shpallur kampion i Kosovës në Bowling në sezonin 2018/2019, sikurse që e ka fituar Kupën dhe Super kupën e Kosovës. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.