DYLON

Lutfi Haziri: Unë dhe Shtabi i Emergjencave jemi vaksinuar me AstraZeneca, vaksinohuni e mos iu besoni teorive konspirative

Lutfi Haziri: Unë dhe Shtabi i Emergjencave jemi vaksinuar me AstraZeneca, vaksinohuni e mos iu besoni teorive konspirative
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas mbledhjes së Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë të vaksinohen, si e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga ky virus.

Deri tani, kreu i Gjilanit bëri të ditur se janë vaksinuar mbi 12 mijë gjilanas, ndërkohë që bëri thirrje që të mos iu besohet teorive konspirative, duke bërë të ditur se edhe vet ai e Shtabi i Emergjencave janë të parët që janë vaksinuar me AstraZeneca.

EkoHigjiena

“Unë dhe anëtarët e Komitetit, jemi të parët që jemi vaksinuar me AstraZeneca. Është vaksinë e sigurtë dhe mos iu besoni teorive konspirative. Deri tani mbi 12 mijë gjilanas janë vaksinuar dhe i ftoj edhe të tjerët që të aplikojnë dhe të shkojnë për ta marrë vaksinën. Është e vetmja mënyrë për t’u mbrojur nga ky virus”, ka thënë Haziri.

Haziri bëri të ditur se deri numri i qytetarëve që kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 është 147, derisa e fundit ishte një 81-vjeçare e cila e humbi betejën ditën e djeshme në QKUK.

Në këtë konferencë kanë bërë thirrje për vaksinim edhe drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, Dr. Ajhane Sefiu, drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, dr. Ukshin Ismaili dhe drejtoresha e QKMF’së, dr. Arbenita Hajdari. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.