DYLON

Lutfi Haziri takon Agim Rexhepin, kryetarin e shoqatës “Miqtë e Amerikës”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim kryetarin e shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi.

Rexhepi e ka informuar kryetarin Haziri për aktivitetet e kësaj shoqate, ndërkaq u dakorduan që këtë vit, të mbahet manifestimi qendror me rastin e 15-vjetorit të sulmeve terroriste në kullat binjake, i cili do të mbahet më 11 shtator në Gjilan, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, kryetari Haziri e ka falënderuar z. Rexhepi për vizitën, ndërkaq ka shprehur gatishmërinë që ta nënshkruaj edhe memorandumin e mirëkuptimit gjatë javëve në vijim me këtë shoqatë, përkitazi me shënimin e 15-vjetorit të sulmeve në kullat binjake.​ /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.