DYLON

Lutfi Haziri, takime të rëndësishme në Kanada për zhvillimin ekonomik të Gjilanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në ditën e tretë të vizitës zyrtare në Alberta të Kanadasë, kryetari I Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka takuar kryetarin e Calgary, Naheed Nenshi, si dhe është pritur në një takim pune nga zëvendës presidentja e Agjensisë per Zhvillim Ekonomik të Calgary-it, Gillian McCormack dhe drejtoresha ekzekutive e Qendres Globale të Biznesit, Bonnie Nunnari.

Me kryetarin Nenshi u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në mes dy qyteteve dhe qeverive lokale përkatëse.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri u sigurua nga kryetari Nenshi se ai dhe qeveria e tij janë të gatshme për të përkrahur ngritjen e kapaciteteve zhvillimore ne Gjilan.

Ndërsa, në takimin me znj. McCormack dhe znj. Nunnari u diskutuan përvojat e tyre ne atraktimin e investimeve të huaja si dhe mënyrat e bashkëpunimit.

“Ne jemi të gatshëm që të mësojme nga praktikat më të mira e më të suksesshme ndërkombetare të çasjes në zhvillim ekonomik lokal e rajonal dhe përvojat e marra nga autoritetet përkatëe në Calgary, janë të shkëlqyeshme”, ka thënë Haziri.

Kreu i Gjilanit dhe përfaqesueset e sektorit të zhvillimit ekonomik në Calgary, u pajtuan që Gjilani mund të kthehet në një qendër rajonale të zhvillimit ekonomik dhe për këtë do të përdoren edhe strategjitë e suksesshme të implementuara në Calgary deri më tani./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.