DYLON

Lutfi Haziri, takim bashkëpunimi me kryetarë të disa komunave nga Polonia

Lutfi Haziri, takim bashkëpunimi me kryetarë të disa komunave nga Polonia
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga kryetari i Parteshit dhe ai i Ranillugut, kanë pritur në takim pune një delegacion të kryetarëve të disa komunave nga Polonia dhe përfaqësues të disa ndërmarrjeve të parkut industrial, të udhëhequr nga Krzysztof Sobejko, kryetar i Komunës Lezajsk, Adam Ëylaz, kryetar i regjionit  Lezajskog, në të cilin përfshihen disa komuna dhe Zofia Novak, kryesuese e Kuvendit të Komunës Trinça.

Qëllimi i takimit ka qenë koordinimi për bashkëpunim i Gjilanit, Parteshit e Ranillugut me komunat polake.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi i falënderoi kryetarët e komunave polake për vizitën, ka njoftuar se gjatë muajve në vazhdim do të konkretizohet bashkëpunimi komunal në fushën e arsimit, kulturës dhe zhvillimit ekonomik lokal, në veçanti.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.