DYLON

Lutfi Haziri: Swiss Hospital ka bërë që shumë pacientë të mjekohen këtu dhe të mos shkojnë në Tiranë, Shkup e gjetiu

Lutfi Haziri: Swiss Hospital ka bërë që shumë pacientë të mjekohen këtu dhe të mos shkojnë në Tiranë, Shkup e gjetiu
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me kandidatin për Asamble, Bashkim Bislimi, ka vizituar Swiss Hospital, ku janë mirëpritur nga pronari, Sevdail Kastrati.

 Kryetari Haziri ka falënderuar Kastratin për investimin e madh, duke thënë se ndikuan që shumë pacientë të mjekohen në Gjilan dhe të mos shkojnë në Tiranë e Shkup.

EkoHigjiena

“Swiss Hospital investim që erdhi nga Fraiburgu i Zvicrës, nga familja Kastrati, ka bërë që shumë pacientë të mjekohen këtu dhe të mos shkojnë në Tiranë, Shkup e vende tjera. Këtu u sollën specialistë nga vendi dhe jashtë Kosovës. I falënderoj për punën e madhe që kanë bërë, në veçanti në kohën e pandemisë. Swiss Hospital është njëri prej shembujve të zhvillimit të shëndetësisë në sektorin privat”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërkaq, pronari i Swiss Hospital, Sevdail Kastrati, ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe bashkëpunimin e mirë që e kanë pasur në vazhdimësi, për të mirën e përgjithshme.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.