DYLON

Lutfi Haziri pret në takim kampionin e Kosovës në futboll, FC Drita

Lutfi Haziri pret në takim kampionin e Kosovës në futboll, FC Drita
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot futbollistët e klubit të futbollit Drita, në krye me drejtorin Feti Murseli, pas shpalljes kampion në Superligën e Kosovës.

Kryetari Haziri ka uruar ata për këtë sukses të jashtëzakonshëm, i cili tashmë i dërgon në garat kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

“Jam krenar që për herë të dytë si kryetar Komune po e përjetoj titullin e kampionit të FC Drita. Keni qenë dhe mbeteni krenaria e qytetit. Na keni bërë nder si Gjilan e Anamoravë dhe besoj që me këtë kupë në garat europiane do t’i nderoni të gjithë shqiptarët kudo. Kjo shtëpi është e juaja dhe ka qenë edhe në ditët më të rënda për klubin.

EkoHigjiena

Uroj futbollistët, kryetrajnerin Bekim Isufi, pronarët Flamur Bunjaku e Valon Murseli, drejtorin e klubit Feti Murselin dhe Intelektualët. Me padurim po e pres shortin në kualifikimet për Champion League”, ka thënë Haziri

Drejtori i FC Drita, Feti Murseli, ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e madhe ndaj klubit për të arritur këtë sukeses, ndërkaq ka shfaqur besimin që e sukseseve edhe në garat europiane.

Fjalë falënderimi për kreun e Gjilanit pati edhe kryetrajneri, Bekim Isufi.

“I shprehim falënderim kryetarit Haziri i cili ka qenë gjithmonë afër klubit. Ka qenë privilegj dhe kënaqësi ta sjellim kupën pas sa viteve në Gjilan. Merita më e madhe e kësaj arritje janë këta djelmosha, të cilët kanë dhënë maksimumin për të arritur këtu ku jemi dhe na kanë bërë krenarë të gjithëvë”, ka deklaruar para gazetarëve kryetrajneri i Dritës, Bekim Isufi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.