DYLON

Lutfi Haziri po merr mbështetje të vazhdueshme përtej partiake nga të rinjtë e Gjilanit

Lutfi Haziri po merr mbështetje të vazhdueshme përtej partiake nga të rinjtë e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, po merr mbështetje përtej partiake nga të rinjtë e Gjilanit.

Kryetari Haziri ka mirëpritur sot një grup të të rinjve, në krye me Valrmirë Sylejmanin, të cilët i janë bashkuar vizionit të LDK-së për një Gjilan zhvillimor në të gjitha sektoret.

EkoHigjiena

“Mbështetja përtej partiake, të cilën po e marrë përditë, më bën më të përgjegjshëm në punë. Programi ynë Gjilani 2021 +, fokus të veçantë ka mbështetjen për të rinjtë, të tashmen dhe të ardhmen tonë. LDK është e madhe dhe ka vend për të gjithë”, ka thënë kryetari Haziri.

Në emër të grupit të të rinjve ka folur Valmirë Sylejmani, e cila e ka falënderuar kryetarin Haziri dhe Shtabin Zgjedhor të LDK-së për pritjen e ngrohtë, derisa theksoi se do të angazhohen maksimalisht për ta bërë fitoren historike të Lutfi Hazirit e LDK-së më 17 tetor.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.