DYLON

Lutfi Haziri: Përfundimisht e hoqëm lloçin dhe vadat në Dobërqan

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit gjithandej territorit po i vazhdon investimet në ndërtimin e katërshes infrastrukturore, ku përshihen rrugët, trotuaret, kanalizimit, ujësjellësi e ndriçimi.

Gjatë vizitës së punimeve në Dobërqan, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, është ndarë i kënaqur me cilësinë e punëve, duke thënë se dinamika e ndërtimit të katërshes infrastrukturore do të jetë edhe më e madhe në ditët në vazhdim.
“Përfundimisht, me ivestimet në infrastrukturë, në Dobërqan e hoqëm lloçin dhe vadat. Jam i shumë i kënaqur për këtë. Tashmë banorët e këtij fshati do të bëjnë jetë të dinjitetshme. Në këtë resor po punohet më intensitet të lartë edhe në fshtra tjerë të Gjilanit dhe në lagjet e qytetit. Deri në vitin ardhshëm, ashtu si në Dobërqan edhe në tërë territorin e komunës sonë do ta heqim lloçin dhe vadat. Ky ka qenë dhe mbetet prioriteti i qeverisjes në Gjilan”, ka deklaruar kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Faza e parë e punimeve në infrastructure, në Dobërqan, ka përfunduar vitin e kaluar, ndërkaq gjatë vitit 2016 janë asfaltuar 8 rrugë me gjatësi prej mbi 1.3 kilometra, përderisa është intervenuar edhe në rregullimin e depos për sigurimin e druve në shkollën “Nazim Hikmet”. /2L ONLINE/




Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.