DYLON

Lutfi Haziri përfaqëson LDK-në në takimin vjetor të PPE-së në Bruksel

Lutfi Haziri përfaqëson LDK-në në takimin vjetor të PPE-së në Bruksel
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është duke qëndruar në Bruksel si përfaqësues i LDK-së në takimin vjetor të Partive Popullore Evropiane dhe në kuadër të Kuvendit Politik të PPE-së.

Presidenti i Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul, i cili gjatë këtij viti ka vizituar Gjilanin dhe Kosovën, e ka uruar Lidhjen Demokratike të Kosovës për fitoren dhe radhitjen si partia e parë në nivel vendi pas zgjedhjeve lokale të mbajtura këtë vit.

Presidenti Daul gjithashtu e ka uruar edhe kryetarin Lutfi Haziri, për suksesin e madh të arritur në zgjedhjet e fundit në nivel lokal dhe për mandatin tjetër qeverisës me Gjilanin.

EkoHigjiena

Siç ka njoftuar nënkryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, gjatë ditës së nesërme do të diskutohet për progresin e arritur dhe sfidat me të cilat po përballet Republika e Kosovës në përgjithësi.

“Edhe dita e sotme, por edhe ajo e nesërmja do të jenë në funksion të hapur të diskutimit.  Normalisht interesi ynë është kur diskutohet konkretisht për Republikën e Kosovës. Gjatë ditës së nesërme është sesioni i diskutimit për sfidat me të cilat po përballet Kosova në fusha të ndryshme dhe në raportet e jashtme në përgjithësi, por poashtu do të diskutohet edhe për të arriturat e shënuara gjatë këtij viti. Kisha nderin që të marr urimet e presidentit të PPE-së Daul, për fitoren e LDK-së si partia e parë në nivel të Republikës pas zgjedhjeve lokale dhe njëkohësisht urimin për fitoren time edhe për një mandate me Gjilanin si një qytet i mundësive të mëdha”, ka thënë mes tjerash nënkryetari I LDK-së, Lutfi Haziri.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri sot ka njoftuar Asamblenë e PPE-së për zgjedhjet lokale dhe suksesin e sfidat e dalura. Rivotimi në Istog dhe kërkesat për rinumërim për Komunën e Prishtinës, Dragashit dhe Prizrenit. Haziri ka thënë poashtu se procesi zgjedhor ka qenë mirë i organizuar në bazë të ligjit dhe pa probleme në përgjithësi dhe i ka cilësuar si zgjedhjet më të mira lokale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.