DYLON

Lutfi Haziri ofron shpërblime prej 500 deri 2 mijë euro për lajmëruesit e korrupsionit

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Tani e tutje të gjithë ata që lajmërojnë rastet e korrupsionit në Komunën e Gjilanit, mund të marrin shpërblim në të holla prej 500 deri në 2 mijë euro. Këtë e ka paralajmëruar kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, gjatë tubimit publik me qytetarë gjilanas.

Haziri ka lavdëruar të gjithë ata qytetarë që kanë lajmëruar për shkelje të ligjit në raste të ndryshme, bërë përgjatë këtij viti, sidomos ato që kishin të bënin me ndërtimet pa leje, por edhe paligjshmëritë tjera, por se ka thënë se tani e tutje ka vendosur që të gjitha ata që lajmërojnë korrupsionin dhe keqpërdorimet tjera në Komunë ne Gjilanit, varësisht se për çfarë bëhet fjalë, edhe do të shpërblehen prej 500 deri në 2 mijë euro.

EkoHigjiena

Përndryshe, ai ka paralajmëruar edhe shpërblime tjera me projekte në fushën e bujqësisë, ndërkohë që në anën tjetër ka thënë se do të ketë zero tolerancë për të gjitha ata që nuk i shlyejnë obligimet si taksat e tatimet. / 2L ONLINE/