/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas lajmit për ngritjen e aktakuzës së prokurorisë, ka dhënë një deklaratë për media. Në deklaratë thuhet:
“Për hir të informimit të opinionit, ju njoftoj se prokuroria e Gjilanit i ka pushuar hetimet për këtë rast vitin e kaluar në mungesë provash dhe ne e posedojmë shkresën zyrtare.
Para kësaj kontrate nuk ka pasur një menaxhim nga Komuna dhe është shfrytëzuar në mënyrë të kundërligjshme.
Ndërsa, administrata e re ka filluar së zbatuari ligjin për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, duke bërë menaxhiminn e parkingjeve dhe pronës publike në bazë të ligjit dhe duke shfrytëzuar të gjitha procedurat konform ligjit.
Prandaj, nuk ka asgjë të vërtetë aty. Përkundrazi, nga një shfrytëzim kundërligjor i parkingjeve, e kam kthyer në shfrytëzim sipas ligjit dhe atë në mënyrën më transparente të mundshme.
Dikujt i ka penguar kjo, por koha do ta dëshmojë”, thuhet në deklaratën për media të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri. /2L ONLINE/