DYLON

Lutfi Haziri ngushëllon familjen Musa me rastin e ndarjes nga jeta të ish drejtorit të Arsimit, Nazmi Musa  

Lutfi Haziri ngushëllon familjen Musa me rastin e ndarjes nga jeta të ish drejtorit të Arsimit, Nazmi Musa  
Avatar photo Redaksia

Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsiimit në Gjilan, Nazmi Musa, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Musa.

E nderuara familje Musa, 

EkoHigjiena

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të madh politik dhe ish-drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa. 

Për më shumë se 4 dekada shërbeu si mësimdhënës në Gjilan, duke dhënë kontribut të pamatshëm në këtë sektor e duke nxjerrë kuadro të cilët sot janë profesionistë të mëdhenjë të fushave. Kjo e bënë atë që të mbetet ikona e arsimit në Gjilan.

Profesor Nazmi Musa ishte, po ashtu, edhe veprimtar i madh i çështjes kombëtare, ishte udhëheqësi i strukturave të mbrojtjes të Republikën e Kosovës, në cilësi të komandantit rajonal të Mbrojtjes Territoriale.

Jam krenar që deri në pension bashkëpunuam për të mirën e përgjithshme për afro 3 dekada.

Lmtumirë, ikona e arsimit në Gjilan, Nazmi Musa!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.