DYLON

Lutfi Haziri ngushëllon familjen Haziri me rastin e ndarjes nga jeta të organizatorit të Teatrit të Gjilanit, Raif Haziri

Lutfi Haziri ngushëllon familjen Haziri me rastin e ndarjes nga jeta të organizatorit të Teatrit të Gjilanit, Raif Haziri
Avatar photo Redaksia

Me rastin e ndarjes nga jeta të organizatorit të Teatrit të Gjilanit, Raif Haziri, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së tij.

Në telegram, thuhet:

EkoHigjiena

“E nderuara familje Haziri,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të organizatorit të Teatrit të Gjilanit, Raif Haziri.

Kjo është një humbje e madhe për këtë institucion të kulturës, pasi Raifi punoi me përkushtim të jashtëzakonshëm për katër dekada, si aktor, organizator e inspicient i Teatrit të Gjilanit, deri në frymë​n e fundit.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Haziri, shokëve, kolegëve e komunitetit artistik.

Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!”, thuhet në telegram. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.