“Në Kosovë ka fitua opozita, jo individi e as grupi politik”, ka shkruar në profilin e tij, kreu i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Ja postimi i tij i plotë:
Në Kosovë ka fitu opozita, jo individi e as grupi politik. Nëse e bëjmë një përkufizim, i bie që qytetarët e Kosovës kanë votuar për ndryshim dhe ia kanë besu LDK’së dhe LVV’së këtë rezultat.
Fitues të vegjël janë LDK dhe LVV. Ne po e presim rezultatin final të zgjedhjeve sepse votat nuk janë numëruar deri në fund.
Cilado parti që del fituese, duhet të sillen përgjegjshëm dhe kokëulur karshi këtij rezultati sepse njerëzit kanë votuar për ndryshim. Nuk kanë votuar as për individin e as për partinë politike.
LDK ka vendosur standardin, cilido që e ka një votë më shumë, ai e udhëheq qeverinë!