DYLON

Lutfi Haziri: Ne e duam Gjilanin më shumë se partinë

Lutfi Haziri: Ne e duam Gjilanin më shumë se partinë
Avatar photo Redaksia

“Ne e duam Gjilanin më shumë se partinë. Këtë e kemi dëshmuar në vazhdimësi. E falënderoj kryesuesin e Kuvendit, z. Kushtrim Kadriu për ftesën dhe përpjekjen e tij për t’i shafitur dallimet sa i përket buxhetit të Gjilanit, përkundër që kati i parë ku është ekzekutivi, nuk është koordinuar dhe ka vepruar gjithmonë njëanshëm me shpërfillje, me lehtësi të padurueshme ndaj katit përdhesë, ku është Kuvendi i Komunës”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i LDK-së së Gjilanit.

Ai tha se LDK, si partia më e madhe në Kuvendin Komunal, tash e tri vite e ka dëshmuar në vazhdimësi konstruktivitetin për të mirën e përgjithshme. Haziri i ka përgëzuar edhe partitë tjera opozitare për konstruktivitetin e treguar.

EkoHigjiena

“LDK rikonfirmoi sot, për të satën here, se buxheti duhet të zbatohet sipas ligjit e në përputhje me udhëzimet e ministrit të MAPL, z. Elbert Krasniqi, i cili, në përgjigjen ndaj kërkesës së paligjshme të ekzekutivit të Gjilanit, ua ka ‘vizatuar’ këtyre të fundit se si duhet të përgatitet e miratohet buxheti komunal”, thotë Haziri.

Ai shtoi se duhet të zbatohet ligji për buxhet, që nënkupton organizmin e dëgjimeve buxhetore, përfshirë e projektet e nisura e palët e interesuar për të kontribuar, ku Komiteti për Politikë e Financa dhe Kuvendi janë vendimmarrës në emër të qytetarëve.

“Konsultimet e brendshme i japin oksigjen politik krejt këtij angazhimi. LDK ka dalë përtej partisë e në interes të Gjilanit, të punëtorëve shëndetësorë e arsimtarëve, duke qenë se pjesëmarrja jonë në grant të qeverisë është 4.2 milionë euro”, ka thënë Haziri i LDK-së.

“Dashninë që ma kanë dhënë qytetarët në vazhdimësi, do t’ua kthejë me angazhim e përgjegjësi edhe më të madhe në punë, duke qenë gjithmonë, Luta Juaj”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i LDK-së së Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.