DYLON

Lutfi Haziri: Në 30-vjetorin e LDK’së, gjunjëzohemi për sakrificën e burrave dhe grave të Gjilanit

Lutfi Haziri: Në 30-vjetorin e LDK’së, gjunjëzohemi për sakrificën e burrave dhe grave të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan sot po e shënon 30-vjetorin e themelimit të saj.

Nënkryetari i LDK’së në nivel qendror, njëherësh edhe kryetari i Degës, Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorët, ka bërë homazhe tek busti i presidentit Rogova, që gjendet tek selia e LDK’së.

“30 vjet më herët, burra e gra të Gjilanit u takuan për ta themeluar lëvizjen më të madhe politike të kohës, e cila bashkoi shqiptarët pa dallim, në një lidhje të përbashkët, e cila në Gjilan ishte vazhdimësi e aspiratave shekullore për liri, pavarësi dhe demokraci”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Ai pohoi se prej sot e deri më 11 mars është Java e Bardhë e Gjilanit, ku do të ketë aktivitete në nder të kësaj historie të bujshme.

“30 vjet janë të mëdha sepse në këtë rrugë populli i Gjilanit, Anamoravës dhe gjithë Kosovës, nuk është ndarë, derisa të realizohet ëndrra për të qenë të lirë dhe të pavarur. Tashmë ky është fakt. Ne jetojmë në lirinë dhe pavarësinë e Republikës që e kanë ndërtuar këto gjenerata. U jemi mirënjohës dhe gjunjëzohemi për krejt atë sakrificë të njerëzve që nuk janë gjallë”.

“Disa u ndan nga jeta si vullnet i Zotit, disa në kryengritje ranë dëshmorë, të tjerët ishin viktima të sulmeve, burogosjeve, maltretimeve e torturave të okupatorit dhe krejt ajo plejadë e njerëzve të ndritshëm, sot na bëjnë nder sepse i gëzojmë këto ditë të bardha”, ka thënë Haziri, teksa ka falënderuar strukturat e sotme të partisë për kontributin e madh.

“I falënderoj të gjitha strukturat e sotme të LDK’së që e kanë mbajtur dhezë dritën dhe vullnetin që Gjilani të vazhdojë të udhëheqet nga Lidhja e themeluar nga presidenti dr. Ibrahim Rugova, i cili mbetet themeluesi i edhe i Republikës dhe ikona që ka realizuar ëndrrat e kësaj popullate. Neve na mbetet që ta ndërtojmë lirinë për të gjithë, ta ndërtojmë pavarësinë dhe ta bëjmë të plotë për të gjithë dhe ta ruajmë demokracinë, që të jetë e barabërtë për të gjithë”, ka deklaruar Haziri, pas homazheve.

Ndërkohë, nën organizimin e Forumit të Gruas së LDK’së në Gjilan, në ora 17:00, në hollin e teatrit të qytetit, organizohet aktiviteti “Sofra dardane”.

Ndryshe, më 4 mars të vitit 1990, është mbajtur Kuvendit themelues i LDK-së në Përlepnicë, duke zgjedhur organet e para drejtuese e demokratike, në krye të të cilave vjen profesori i sociologjisë, Musa Qerimi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.