Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nderuar me mirënjohje prof. Dr. Ahmet Malokun, për të arriturat në shkëncën e sigurisë.
Haziri e ka vlerësuar lartë Malokun për kontributin e vazhdueshëm në ngritjen e kuadrove të reja në fushën e sigurisë.
Kurse, prof. Dr. Ahmet Maloku ka falënderuar kryetarin Haziri për nderin që i është bërë me ndarjen e kësaj mirënjohje.
Ndryshe, Maloku ka të mbaruara dy doktorata në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërkaq aktualisht është profesor në fushën penale në kolegjin UBT. /2LONLINE.com/