DYLON

Lutfi Haziri nderohet me çmimin “Imazhi shqiptar i politikanit vizionar”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Forumi mbarëshqiptar “Imazh&Media” i ka dhënë sot çmimin “Imazhi shqiptar i politikanit vizionar” kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.

Kryetarit Haziri ia ka dorëzuar çmimin kryetari i Forumi “Imazh&Media”, Astrit Memia, i cili shoqërohej nga një delegacion i përbërë nga të gjitha trojet shqiptare.

EkoHigjiena

Kryetari i Forumi “Imazh&Media”, Astrit Memia, tha se ky çmim i jepet kryetarit Haziri për kontributin e dhënë që nga viti 1990 në të gjitha zhvillimet politike, shoqërore e kulturore të Kosovës.

“Sot ne gjendemi në Gjilanin e lirisë, luftës e vuajtjes, në Gjilanin e të ardhmes, në Gjilanin e vlerave jo vetëm të Kosovës, por në Gjilanin e vlerave kombëtare dhe globale. Forumi shqiptar “Imazh&Media” dhe “Imazhi Shqiptar” ka nderuar me çmimin “Imazhi shqiptar i politikanit vizionar” kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili është një ndër personalitetet që njihet nga brezi i vjetër i vuajtjes, nga brezi i mesëm dhe brezi i ri. Pra është një figurë që bashkon tre breza, i cili ka marrë pas vitit 1990 ka marrë pjesë në të gjitha zhvillimet politike, shoqërore e kulturore të Kosovës, siç e quajmë ne “Imazhi Shqiptar”, të Dardanisë”, ka thënë Memia.

Ai tha se kryetari Haziri është një simbol i prezantimit të vlerave të pushtetit lokal, duke shtuar se e ka bërë Gjilanin të njihet në Ballkan, Europë dhe në botë.

“Kryetari Haziri është një simbol, një model i punës, i paraqitjes dhe prezantimit të vlerave të pushtetit lokal se si mund të integrohen qytetarët në një pushtet dhe të ngrihet nga një Gjilan që e njeh një zonë e Kosovës, në një Gjilan që e njeh Ballkani, Europa dhe më gjerë. Pikërisht për personalitetin, vlerat, dhe kontributin që ka dhënë, Forumi shqiptar “Imazh&Media” me të gjitha degët e tij në trevat shqiptare e ka vlerësuar me çmimin “Imazhi shqiptar i politikanit vizionar”, ka shtuar kryetari i Forumi “Imazh&Media”, Astrit Memia.

Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri tha se ndihet i nderuar për vlerësimin që ka bërë për të Furumi “Imazh&Media” për personalitetin e tij.

“Dëshiroj ta falënderoj Furumin shqiptar “Imazh&Media” për vlerësimin që ka bërë për mua personalisht, për Gjilanin dhe krahinën e Anamoravës, e cila po kalon sivjet një 70-vjetor të madh të dhimbjes dhe krenarisë për shkak të sakrificës së madhe të qytetarëve dhe kryengritësve, të cilët kanë bërë thirrje në emër të Zotit për liri e për komb. Kjo është një ditë shumë e veçantë për mua”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndryshe, Forumi shqiptar “Imazh&Media” ka nderuar disa personalitete shqiptare me çmime të ndryshme, ndërsa deri tash në fushën e politikës e ka nderuar kohë më parë vetëm një personalitet – Arbën Xhaferin./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.