”Eksponentë të qeverisë Kurti, të cilët në formë ‘bedelësh’ e udhëheqin Gjilanin, për faktin se kjo komunë s’ka kryetar, pas tri vitesh paskan përuruar vazhdimin e rrugës hyrëse e dalëse Gjilan-Bujanoc, e cila do të duhej të përfundonte në vitin 2022”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i LDK-së së Gjilanit.
Ai shtoi se këtë e dhjetëra projekte kapitale i bllokuan për tri vite sepse u referohen si ‘Projekte të Lutës’. Kjo vonesë më shumë se dyvjeçare u shkaktoi dëme të mëdha qytetarëve e bizneseve lokale, duke ua pamundësuar operimin e suksesshëm.
Haziri tha edhe se kjo garniturë e VV-së veç marre s’kanë, por po u vjen fundi, si në nivel lokal, e po ashtu edhe në nivel qendror. Gjilanasit e Anamorava tashmë janë kryengritur kundër qeverisë së VV-së sepse nuk mund t’ua falin keqqeverisjen, korrupsionin masiv e nepotizmin e paparë në punësim.
“Ju kemi thënë, mund t’i vononi ‘projektet e Lutës’ por kurrë s’mund t’i ndalni këto projekte zhvillimore në qytetin e demokracisë. P.S. Duhet theksuar se ky projekt kishte arritur të fillojë fal autoritetit të ish-zëvendësministrit, Rexhep Kadriu, ndaj të cilit shpreh falënderim të veçantë”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i LDK-së së Gjilanit, njëherësh nënkryetar në nivel qendror i këtij subjekti politik. /2LONLINE/