DYLON

Lutfi Haziri merr mbështetje të fuqishme edhe nga Poneshi

Lutfi Haziri merr mbështetje të fuqishme edhe nga Poneshi
Avatar photo Redaksia

Kryetari Lutfi Haziri, bashkë me kandidatin për Asamble nga LDK, Bardhyl Syla, kanë marrë besimin e madh edhe nga banorët e Poneshit, në tubimin e mbajtur nën respektim të masave anti-COVID-19.

Kandidati Bardhyl Syla, gjatë adresimit para të pranishmëve, ka thënë se ky fshat ka arsye të madhe për ta mbështetur kryetarin Haziri dhe listën e LDK-së, pas investimeve atje.

EkoHigjiena

Kurse, kryetari Lutf Haziri tha se mbështetja përtej LDK-së që mori nga Poneshi, e bën më të përgjegjshëm në punë.

“Falëmnderit Poneshit, familje për familje, për besimin e madh ndaj meje dhe LDK-së. Ky fshat dhe kjo zonë do të përfitojnë shumë pas ndërtimit të Autostradës së Gjilanit sepse Zoti e ka fal këtë vend me bukuri të rrallë. Ky besim edhe përtej LDK-së, më bën më të përgjegjshëm në punë. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj”, ka thënë kryetari Haziri.

(Takimi është organizuar në formatin 50 persona në ambient te hapur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/