DYLON

Lutfi Haziri: Megjithatë, lajme të mira prej Brukseli

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Të hënën dhe të martën në Bruksel po mbahet takimi i Asamblesë Politike të Partive Popullore Evropiane. Lidhja Demokratike e Kosovës, si e vetmja parti kosovare anëtare e këtij grupimi më të madh politik të Bashkësisë Evropiane, po përfaqësohet nga Lutfi Haziri, nenkryetar i LDK.

Ky takim ka si temë kryesore punën e organeve partiake EPP. Gjatë këtij takimi, z. Haziri, dha një rezyme të situatës politike në Kosovë si dhe u zotua se LDK do t’i çoj përpara proceset për të cilat është zotuar. Te pranishmit shprehën mirënjohje për kryetarin Isa Mustafa, punën e tij dhe rezultatet e mira të LDK-së.

EkoHigjiena

Kjo mbledhje po mbahet në kohën kur edhe komisioni i Parlamentit Evropian (LIBE) mbajti votimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri mirëpriti votimin e këtij komisioni i cili i dha mbështetje procesit të liberalizimit. Haziri kërkoi nga EPP mbështetjen e plotë e grupit parlamentar të EPP ne kete proces të rëndësishëm për Kosovën.

“Kosova duhet t’i përmbush kriteret e saj brenda muajit dhe sesioni plenar i asamblesë parlamentare ta mbështesë dhe votoj përfundimishte rrugën e Kosovës për liberalizimin e vizave. Tash është në dorën e vetë Kosovës dhe deputetëve të saj ta zbardhin rrugën e Kosovës drejt Europës, LDK dhe partneri mazhoritar ne PE-EPP, po punojnë bashkë që ky rekomandim të kalon në Këshilin e Ministrave, ka thënë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në takimin e Asamblesë Politike të Partive Popullore Evropiane./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.