DYLON

Lutfi Haziri: Masakra e Llashticës e dyta pas Reçakut

Lutfi Haziri: Masakra e Llashticës e dyta pas Reçakut
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lufti Haziri me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe për t’i nderuar të rënët në 19-vjetorin e masakrës së Llashticës.

Haziri ka thënë se përmes Llashticës ne kujtojmë edhe masakrën e Llovcës, Lladovës, Zhegrës dhe të gjithë të rënët e prillit, majit e qershorit dhe të gjithë të rënët në luftën për liri.

“Ky është 19-vjetori i prillit të madh i sakrificës, torturës dhe vrasjeve barbare të masakrimit të shqiptarëve. Këtu u vra e masakrua fëmija më i vogël në Luftën Çlirimtare të Kosovës dhe plaka më e vjetër në moshë. Është masakra më e madhe që Gjilani dhe regjioni e ka përjetuar. Dhe është tregues se sa e pamëshirshme ishte kjo masakër, torturat dhe lufta në përgjithësi në fund të viteve të ’90-ta, në rrugën e lirisë që ne sot e gëzojmë. Natyrisht që kjo masakër lidhet edhe me rënien heroike të Agim Ramadanit më 11 prill”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

EkoHigjiena

Ai pohoi se kjo masakër është një plagë e hapur sepse në rastin e Llashticës nuk kemi asnjë dosje të hapur asnjë hetim të filluar.

“Shpresoj shumë në organet e drejtësisë që një ditë drejtësia të shfaqet edhe në këto vendbanime”, theksoi ai.

Ndërsa, nxënësit e shkollës kanë lexuar nga një historik për masakrën dhe nxënësin e shkollës Lulzim Musliu, i cili poashtu ishte vrarë më 13 prill.

Për ndryshe, forcat paramilitare serbe, vranë në mënyrën më çnjerëzore 26 civil shqiptarë më 13 prill 1999.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.