DYLON

Lutfi Haziri: Llashtica është Reçaku i Anamoravës!

Avatar photo Redaksia

2L ONLINE/ – Fshati Llashticë i Gjilanit ka përkujtuar sot 26 martirët e vrarë nga forcat serbe 17 vite më parë, në mesin e të cilëve kishte edhe foshnje 3 javëshe. Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, pasi ka bërë homazhe tek varret e të rënëve, ka thënë se masakra e Llashticës është dhe Reçaku i Anamoravës.

“Prilli shënon dhimbjen më të madhe të masakrës së Llashticës, e që është Reçaku i Anamoravës. Në këtë masakër nuk u kursye askush, as Luli 11 vjeç. Përmes Llashticës, ne kujtojmë edhe masakrën e Llovcës, Lladovës, Zhegrës dhe të gjithë të rënët e prillit, majit e qershorit. Gjaku i tyre është gjaku i lirisë, por gjaku që bënë dritë e që nuk shuhet kurrë është gjaku i fëmijëve. Pafuqinë që të luftojnë me ata që kanë qenë në front, ata u hakmorën në fëmijë, pleq e plaka. Sot ne e kujtojmë me gjunjëzim dhe lus familjet që të bëhen të fortë”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Ndërkaq, drejtori i shkollës fillore “Esat Berisha”, Nehat Shabani, ka evakuuar kujtime edhe për nxënësin e kësaj shkolle Lulzim Musliu, i cili ishte vetëm 11-vjeç kur u vra nga forcat serbe.

“Si 11-vjeçar, tek Lulzimi vërehej një ngrohtësi dhe një dashuri për shkollën. Ai ishe nxënës i shkëlqyeshëm. Populli ynë ka kaluar shumë vuajtje, mundime e luftëra, por kjo e fundit e vitit 1999 ishte nga më barbarët pasi që nuk u kursyen as fëmijët”, tha Shabani.

Në këtë tubim janë lexuar poezi të përgatitura nga nxënësit e shkollës “Esat Berisha”, me tematikë patriotike dhe në kujtim të të rënëve. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.