DYLON

Lutfi Haziri: Lista e LDK-së është përfaqësimi më i mirë i mozaikut qytetar të Gjilanit

Lutfi Haziri: Lista e LDK-së është përfaqësimi më i mirë i mozaikut qytetar të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Shtabi i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan ka organizuar të premten takim me kandidatët për asamble komunale.

Qëllimi i takimit ka qenë diskutimi për prioritetet si arsimi, shëndetësia, familja, infrastruktura e programet zhvillimore për Gjilanin 2021+.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri ka thënë me këtë rast se lista e LDK- së është përfaqësimi më i mirë i mozaikut qytetar të Gjilanit, duke shtuar se është krenar që ka ofruar alternativën më të mirë zhvillimore për Gjilanin.

“Lista e LDK-së është përfaqësimi më i mirë i mozaikut qytetar të Gjilanit. Është përfaqësim i qytetarëve, grupmoshave, gjinive, ekonomive private, e mbi të gjitha, LDK ka ofruar listë me moshë të re dhe mbështetje të madhe qytetare. Prioritet i yni është arsimi, shëndetësia, familja, infrastruktura e programet zhvillimore për Gjilanin 2021+”, ka thënë kryetari Haziri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.