DYLON

Lutfi Haziri: LDK është parti e anëtarësisë së saj e jo e funksionarëve

Lutfi Haziri: LDK është parti e anëtarësisë së saj e jo e funksionarëve
Redaksia

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Gjilan, Lutfi Haziri ka bërë me dije se ky subjekt po vazhdon procesin e diskutimeve të brendshme dhe koordinimit me strukturat partiake, me synim forcimin e organizimit dhe përcaktimin e prioriteteve politike për periudhën në vijim.

Sipas tij, pas takimit me Kryesinë e Degës, diskutimet kanë vazhduar me Grupin e Këshilltarëve Komunalë dhe kryetarët e nëndegëve, ndërsa gjatë javës së ardhshme ky proces do të shtrihet edhe në strukturat e tjera të LDK-së në Gjilan.

EkoHigjiena

Haziri, ka theksuar rëndësinë e përgatitjeve të hershme për zgjedhjet e brendshme partiake, të cilat duhet të karakterizohen nga demokracia e brendshme, përfshirja, mobilizimi dhe forcimi i strukturave.

Sipas tij, një pjesë e rëndësishme e diskutimeve i është kushtuar edhe rolit të LDK-së në opozitarizmin komunal, përgjegjësisë për të adresuar shqetësimet e qytetarëve dhe ndërtimit të një alternative serioze qeverisëse për Gjilanin.

“LDK në Gjilan mbetet e përkushtuar që, përmes angazhimit politik dhe organizativ, të ndërtojë një gjeneratë të re politike, e cila do ta vazhdojë misionin për një Gjilan të zhvilluar, me perspektivë të qartë ekonomike, institucionale e shoqërore dhe me rol të fuqishëm si qendër rajonale”, ka thënë Haziri.

Sipas të parit të LDK-së në Gjilan, ky proces nuk është vetëm përgatitje organizative për zgjedhjet e brendshme, por edhe një mundësi për ripërtëritje, bashkim dhe fuqizim të LDK-së, duke krijuar hapësirë për energji të reja, ide të guximshme dhe përgjegjësi të përbashkët për të ardhmen e Gjilanit.

“Jemi në javën kur, më 21 nëntor shënohet 30-vjetori i ndarjes nga jeta të prof. dr. Xhavit Ahmetit. Gjilani, Anamorava, shqiptarët ia kanë për borxh vlerësimin dhe përkujtimin këtij burri të madh të kombit. Angazhimi i tij për liri, Pavarësi e Demokraci duhet të vlerësohet e nderohet”, ka thënë në fund, Lutfi Haziri, kryetari i LDK-së Dega në Gjilan.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.