DYLON

Lutfi Haziri: LDK e Gjilanit është unike, brenda 90 ditëve do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor

Lutfi Haziri: LDK e Gjilanit është unike, brenda 90 ditëve do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor
Avatar photo Redaksia

Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, Lutfi Haziri, janë mbajtur të shtunën takime me strukturat e partisë, përfshirë kryesinë, kryetarët e nëndegëve, grupin e kshilltarëve komunal, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë.

Kryetari Haziri ka falënderuar strukturat e Degës për angazhimin e jashtëzakonshëm, duke e bërë rikthimin e madh të LDK-së si parti e parë në Kuvendin Komunal.

EkoHigjiena

Me këtë rast, kryetari Lutfi Haziri ka falënderuar të gjithë qytetarët për besimin e madh ndaj tij dhe LDK-së në zgjedhjet e 17 tetorit dhe ato të 14 nëntorit.

Kryetari Haziri ka thënë se LDK është më unike se kurrë, derisa paralajmëroi se brenda 90 ditëve do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor i Degës, ku edhe pritet të dalin strukturat e reja të cilat do të jenë të gatshme për betejat e ardhshme zgjedhore. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.