DYLON

Lutfi Haziri: Lavdi e përjetshme veprës heroike të Rexhep Malës e Nuhi Berishës dhe të gjithë dëshmorëve e heronjve të kombit!

Lutfi Haziri: Lavdi e përjetshme veprës heroike të Rexhep Malës e Nuhi Berishës dhe të gjithë dëshmorëve e heronjve të kombit!
Avatar photo Redaksia

Sot kanë nisur aktivitetet e Manifestimit “Flaka e Janarit”, përmes të cilave nderohen të rënët për liri, e kreu i LDK-së së Gjilanit, Lutfi Haziri, në një postim të tij, të shoqëruar edhe me një foto ku Flakadanin e Janarit është duke e ndezur babai i dëshmorit Nuhi Berisha, baca Rexhë, ka shkruar se “ Sot, familjet Mala e Berisha, sikurse çdo vit, ndiejnë krenarinë e madhe dhe dhimbjen në të njëjtën kohë, pasi i dhanë kombit e atdheut më të dashurit e tyre, për t’i gëzuar miliona shqiptarë me lirinë dhe pavarësinë në republikën e tyre”.

“Sot na mungon shembulli i qëndresës dhe simboli ynë, babai i dëshmorit Nuhi Berisha, baca Rexhë.  Faleminderit, baca Rexhë, për krejt atë që ke bërë për ne, për rreth një shekull jete, faleminderit që na mësove qëndresën, që nuk u theve asnjëherë, që na mësove si të mos koritemi asnjëherë para familjes, para atdheut dhe para Zotit. Lavdi e përjetshme veprës heroike të Rexhep Malës e Nuhi Berishës dhe të gjithë dëshmorëve e heronjve të kombit”, ka shkruar Haziri në profilin e tij.  /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.