DYLON

Lutfi Haziri: Lamtumirë miku im Nuri Idrizi

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar sot një telegram ngushëllimi familjes Idrizi, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe aktivistit, Nuri Idrizi. Në telegram thuhet:

“E nderuara familja Idrizi,

EkoHigjiena

Me dhembje të madhe e mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të veprimtarit dhe aktivistit të çështjes kombëtare, Nuri Idrizi.

Sot e filluam mbledhjen e Kuvendit Komunal të Gjilanit me një minutë heshtje për të nderuar veprën atdhetare të Nuri Idrizit.

Ai, gjatë tërë jetës ofroi vetën, familjen e pronën e tij për Lirinë, Pavarësinë dhe Demokracinë e Kosovës.

Kontributi i tij në shërbim të atdheut për të drejtat e shqiptarëve, në një kohë të pakohë, është shkruar me shkronja të arta.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, kolegëve e bashkëveprimtarëve. Lamtumirë miku im Nuri Idrizi!”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri, dërguar familjes Idrizi.​ /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.