DYLON

Lutfi Haziri: Krenar me Ask Foods, shumë shpejt do të bëhet kompania numër 2 në Europë

Lutfi Haziri: Krenar me Ask Foods, shumë shpejt do të bëhet kompania numër 2 në Europë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me bartësin e listës zgjedhore të LDK-së, Avdyl Aliu dhe kandidatët për Asamble Komunale, Ramiz Ramadani e Atdhe Murtezi, kanë vizituar gjigantin e njohur, kompaninë për prodhimin e lëngjeve, ajvar Ask Foods, të cilët janë pritur nga pronari, Ertan Namani.

Kryetari Haziri ka thënë se Ask Foods është është brendi dhe krenaria e Gjilanit. 

EkoHigjiena

“Kënaqësi e madhe kur dëgjon se brendi i njohur nga Gjilani, Ask Foods, së shpejti do të bëhet kompania numër 2 në Europë për prodhimin e xhemit natyral pa sheqer, pas sukseseve të jashtëzakonshme edhe në prodhim të lëngjeve e ajvarit. Më shumë se 80 familje sigurojnë të ardhura dinjitoze aty, sikurse edhe shumë familje bujqësore që dërgojnë pridhimet e tyre. Zotohem se do ta vazhdojmë bashkëpunumin edhe në mandatin e ri. Ask Foods, krenaria e Gjilanit!”, ka thënë kryetari Haziri.

Në emër të kompanisë Ask Foods ka folur pronari, Erton Namani, i cili e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe bashkëpunimin e mirë që e kanë pasur.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.