DYLON

Lutfi Haziri: Kosova ka dy mundësi, të zgjedh mes qorrsokakut apo integrimeve europiane

Lutfi Haziri: Kosova ka dy mundësi, të zgjedh mes qorrsokakut apo integrimeve europiane
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherit nënkryetar në nivel qendor, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga qytetarët që të dalin të organizuar më 11 qershor dhe të votojnë koalicionin e LDK’së për zhvillim ekonomik, shtet ligjor e integrime euroatlantike.

Haziri ka thënë se porosia nga Gjilani e kryetarit të partive Popullore Europiane, Joseph Daul, është më kuptimplotja e mundshme për votuesit kosovarë.

“Nuk ka mesazh më të fuqishëm dhe më kuptimplotë se ai i kryetarit të partive Popullore Europiane, z.Joseph Daul, i cili tha qartë në Gjilan se ‘unë i porositi votuesit që të mos zgjedhin që ta çojnë Kosovën në një qorrsokak, por të votojnë LDK-në për një të ardhme evropiane’. Ne besojmë se gjilanasit dhe e tërë Kosova do të zgjedhin integrimet europiane”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.