DYLON

Lutfi Haziri: KonSoni, brendi dhe krenaria e Gjilanit

Lutfi Haziri: KonSoni, brendi dhe krenaria e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me bartësin e listës zgjedhore të LDK-së, Avdyl Aliu dhe kandidatët për Asamble Komunale, Ramiz Ramadani, Atdhe Murtezi e Leutrim Bllaca, kanë vizituar kompaninë për prodhimin e vezëve dhe zogut, KonSoni, ku janë pritur nga pronari, Agim Sahiti.

Me këtë rast, kryetari Haziri ka thënë se ndjehet krenar me sukseset e mëdha të KonSonit, duke u bërë brend i Gjilanit.

EkoHigjiena

“KonSonit dhe të gjitha kompanive gjilanase, u kemi rregulluar infrastrukturën, për t’ua lehtësuar operimin sa më të suksesshëm. E përgëzoj pronarin, Agim Sahiti, për sukseset, por edhe për punësimin e një numri të madh të femrave. KonSoni, brendi dhe krenaria e Gjilanit”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërsa, pronari i kompanisë KonSoni, Agim Sahiti, e ka falënderuar kryetarin Haziri për lehtësimet e ofruara si qeverisje komunale për operim të suksesshëm të biznesit të tij, në veçanti për ndërtimin e rrugës që çon te kjo kompani.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.