DYLON

Lutfi Haziri: Këndi Arkivor i Shqipërisë shumë shpejt në Bibliotekën e Gjilanit

Lutfi Haziri: Këndi Arkivor i Shqipërisë shumë shpejt në Bibliotekën e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Republikës së Shqipërisë, për dhënien e Këndit Arkivor në Bibliotekën e Qytetit.

Me anë të kësaj marrëveshje, i mundësohet komunitetit shkencor të Gjilanit që të kenë qasje të plotë në dokumentin arkivor, si të ishte në Tiranë, pa pasur nevojën e udhëtimit drejt kryeqendrës shqiptare.

Haziri, pasi e nënshkroi këtë marrëveshje, tha se ndjehet i lumtur që një copë e Shqipërisë tashmë shumë shpejt do të vije në Gjilan.

EkoHigjiena

Ai tha se bashkëpunimi i Komunës së Gjilanit me Republikën e Shqipërisë ka qenë i shkëlqyeshëm, duke e falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme.

Pas kësaj marrëveshje, do të fillojnë procedurat për hapjen e Këndit Arkivor, i cili pritet të hapet shumë shpejt në Bibliotekëne qytetit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.