Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur të jetë i tronditur pas aktit të vrasjes së një personi dhe të plagosjes së një tjetri në Gjiilan. Kryetari Haziri ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta zbardhin këtë rast deri në fund.
“Jam i tronditur pas lajmit të mbrëmshëm për vrasjen e një të riu dhe plagosjen e një tjeteri në Gjilan. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, ndërsa kërkoj nga organet e drejtësisë që ky rast të zbardhet deri në fund”, ka thënë kryetari Haziri /2LONLINE.com/