DYLON

Lutfi Haziri: Jam i lumtur që i kemi zgjidhur problemet infrastrukturore të Gjilanit

Lutfi Haziri: Jam i lumtur që i kemi zgjidhur problemet infrastrukturore të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ndihet mirë që problemet infrastrukturore të kësaj komune i ka zgjidhur, gjatë qeverisjes katër vjeçare.

Sipas Hazirit, kjo është arritur fal partneritetit me organizatat ndërkombëtare si: USAID, BERZH, Banka Investive Europiane, Qeveria e Zvicrës (CDI, DEMOS),  Qeveria e Suedisë, Qeveria e Norvegjisë, Qeveria e Kuvajtit, Qeveria e Kosovës e partnerë të tjerë të Gjilanit.

EkoHigjiena

“Jam i lumtur që i kemi zgjedhur problemet infrastrukturore të Gjilanit. Hyrje-daljet janë në përfundim e sipër, e kemi zgjedhur problemin e ujërave të zeza, kolektorët e impiantin për trajtimin e ujërave të zeza. Kemi zgjedhur, po ashtu, edhe problemin e ujërave të bardha dhe tretmanin e  lumit Morava. Katër prioritetet që unë kam qenë i koncentruar, vazhdoj t’i ruaj, siç është arsimi, infrastruktura, programi për familjen dhe programi i infrastrukturës. Shumicën e programeve ne po i përmbyllim”, ka thënë Haziri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.