DYLON

Lutfi Haziri: Industria e mishit Calabria, storie e suksesit të privatizimit

Lutfi Haziri: Industria e mishit Calabria, storie e suksesit të privatizimit
Avatar photo Redaksia

Kryetari Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga kandidatët për asamble komunale nga radhët e LDK-së, Ramiz Ramadani, Diana Toska e Valdrin Halimi, ka vizituar sot fabrikën për përpunimin e mishit Calabria, ku është pritur nga pronari Xhelal Selimi.

Kryetari tha se Calabria është storie e suksesit të privatizimit, duke thënë ka kapacitete përpunuese, duke dhënë shembullin e mirë të partneritetit mes Komunës, bujqve dhe kompanisë për ngritjen e kapaciteteve të blegtorisë.

EkoHigjiena

“Fabrika për përpunimin e mishit Calabria është storie e suksesit të privatizimit. Jam krenar me sukseset dhe brendin që ia kanë sjellë Gjilanit e Anamoravës. Calabria ka dhënë shembullin e mirë të partneritetit mes Komunës, bujqve dhe kompanisë për ngritjen e kapaciteteve të blegtorisë. Ju uroj suksese edhe në të ardhmen dhe rikonfirmoj bashkëpunimin me të gjitha kapacitetet komunale”, ka thënë Haziri.

Nga ana e tij, pronari i kompanisë “Calabria”, Xhelal Selimi, ka shprehur fjalë falënderimi për kryetarin Lutfi Haziri, për të cilin tha se me qeverisjen e mirë gjatë katër vieteve dhe me lehtësirat që ka krijuar për bizneset, kompania e tij po funksionon shumë suksesshëm.

Përndryshe, kjo kompani e ka frigoriferin gjigant në Shillovë me kapacitete regjionale për ruajtje të produkteve deri ne 4 mijë tonë, përderisa ka të punësuar mbi 200 punëtorë.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan

/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.