DYLON

Lutfi Haziri: Grupi i deputetëve të LVV nga Gjilani asnjë iniciativë buxhetore e politike nuk e kanë bërë për qytetin e tyre

Lutfi Haziri: Grupi i deputetëve të LVV nga Gjilani asnjë iniciativë buxhetore e politike nuk e kanë bërë për qytetin e tyre
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se grupi i deputetëve të Levizjes Vetëvendosjes(LVV) nga Gjilani asnjë iniciativë buxhetore e politike nuk e kanë bërë për qytetin e tyre, përfshirë edhe kandidatin për kryetar.

Kryetari Haziri ka përmendur dy projektet e mëdha, Impiantin për ujërat e zeza dhe programin e ujit të pijshëm Flows, të cilët nuk kanë gjetur mbështetjen e deputetëve të Vetëvendosjes.

EkoHigjiena

“Grupi i deputetëve të LVV nga Gjilani asnjë iniciativë buxhetore e politike për qytetin e tyre nuk e kanë bërë. Asnjë. Madje, e kanë parandaluar për një kohë të gjatë ratifikimin e ligjit për Impiantin e ujërave të zeza në vlerë prej 24 milionë euro. Kjo shumicë e Kuvendit të Republikës nuk e voton as Ligjin për ujërat e bardha “Flows” në vlerë prej 25.5 milionë euro, prej të cilëve 13 milionë janë vetëm për Gjilanin”, ka thënë Haziri në Debat Plus.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.