Lutfi Haziri: Gjilani po bëhet me infrastrukturë moderne
/2L ONLINE/ – “Me investimet në infrastrukturë, Gjilani për herë të parë po bëhet me infrastrukturë moderne”. Kështu ka thënë kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, gjatë vizitave të një pasnjëshme që po u bënë projekteve infrastrukturore.
Haziri është ndarë i kënaqur me dinamikën në realizimin e projektit të hyrje-daljes Gjilan-Bujanoc, e cila po bëhet me katër korsi, sikurse që ka vizituar edhe dhjetëra rrugë të tjera të qytetit.
“Me investime qind për qind të buxhetit komunal po bëhet rruga më e madhe deri tash në Gjilan, ajo në drejtim të Bujanocit. Ndërsa, dhjetëra rrugë janë asfaltuar e po vazhdojnë të asfaltohen në qytet sipas standardeve. Po ashtu, në shumë lagje të Gjilanit kemi ndërtuar edhe rrjetin e kanalizimit dhe ujësjellësit sipas kërkesave të qytetarëve. Qëllimi ynë është që t’i përfundojmë këto projekte para se të vijnë bashkatadhetarët, në mënyrë që të mos krijojmë tollovi në komunikacion”, ka vlerësuar kreu i Gjilanit.
Përndryshe, vetëm projekti i ndërtimit të hyrje-daljes Gjilan-Bujanoc, kap vlerësn e afro 900 mijë euro. Ndërsa, gjatë këtij viti pritettë nis edhe ndërtimi i rrugës Gjilan-Prishtinë dhe Gjilan-Ferizaj. /2L ONLINE/
