DYLON

Lutfi Haziri: Gjilani e Anamorava janë braktisur nga qeveria, por jo nga LDK!

Lutfi Haziri: Gjilani e Anamorava janë braktisur nga qeveria, por jo nga LDK!
Avatar photo Redaksia

Lutfi Haziri, kreu i LDK-së së Gjilanit, nënkryetar në nivel qendror, njëherësh kandidat për deputet i këtij subjekti politik në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka thënë se Gjilani e Anamorava janë braktisur nga qeveria, por jo nga LDK-ja.

“Sot strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan finalizuan përgatitjet për zgjedhjet 28 dhjetorit. Mobilizimi politik i LDK-së po bëhet me qytetarin dhe me shpresë e besim të madh që rolin tonë në ruajtjen e lirisë dhe demokracisë së vendit, qytetarët do t’ia kthejnë besimin partisë shtetformuese”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Sipas tij, kandidatët nga LDK e Gjilanit janë autoritete politike e profesionale, të ndershëm e me integritet të lartë moral e dinjitet njerëzor.

“Bashkë, do të vazhdojmë të jemi gardianë të demokracisë, zhvillimit dhe rikthimit të madh të LDK-së.  Besimin tuaj, do t’ua kthejmë me punë të hajrit e dashni për Gjilanin”, ka thënë Haziri i LDK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.