DYLON

Lutfi Haziri fton qytetarët që ta rrisin kujdesin, solidaritetin dhe lojalitetin ndaj masave anti-COVID-19

Lutfi Haziri fton qytetarët që ta rrisin kujdesin, solidaritetin dhe lojalitetin ndaj masave anti-COVID-19
Avatar photo Redaksia

Komiteti Komunal i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka mbajtur mbledhjen e radhës vlerësuese, të udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri.

Kryetari Haziri ka ftuar qytetarët që ta rrisin kujdesin, solidaritetin dhe lojalitetin ndaj masave anti-COVID-19.

“Apeloj që të vazhdojmë t’i zbatojmë rekomandimet e institucioneve të Republikës. Tashmë ka hyrë Ligji në fuqi dhe ju lutem që ta respektoni sepse përpos inspektorëve komunalë edhe policia e shtetit tash shqipton gjoba mandatare në mënyrë aktive”, ka thënë Haziri, teksa e ka paraqitur edhe pasqyrën e përgjithshme të përballjes me COVID-19.

EkoHigjiena

“Nga 172 ditë të menaxhimit të situatës të emergjencave civile, Komiteti për parandalimin e përhapjes së COVID19 në Gjilan në bashkëpunim me institucionet e përfshira, ka konfirmuar se 855 qytetarë janë prekë me infeksion, prej të cilëve 632 janë shëruar plotësisht, 33 e kanë humbur betejen fatkeqësisht, raste aktive i kemi 166, 24 mostra në pritje dhe 44 qytetarë janë në hospitalizim, për të cilët kujdesemi 24 orë”, ka shtuar kreu i Gjilanit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.