Lutfi Haziri flet në emër të ALDA në Forumin e të rinjve 2018 në Shkup

Lutfi Haziri flet në emër të ALDA në Forumin e të rinjve 2018 në Shkup

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfin Haziri, ka qenë panelist në Forumin e të rinjve 2018, i organizuar nga Komisioni Europian dhe Ambasada Franceze në Shkup dhe qyteti i Shkupit i mbështetur nga Agjencia për Agjencia Europiane për Demokraci Lokale (ALDA) me seli në Bruksel.

Kryetari Haziri, i cili ka folur në emër presidentit të ALDA, Otocan dhe sekretares gjenerale, Valmorbida, tha se të rinjtë dhe studentët janë çelësi i ndryshimeve politike dhe socio ekonomike në regjion.

“Angazhimi i të rinjve në nivel lokal mendoj se është shumë i rëndësishëm sepse përfshirja e tyre në vendimmarrje do të thotë realizim i interesave të tyre dhe fuqizim. Kreativiteti dhe inovacioni është më shumë tek të rinjtë se sa tek tjerët për shkak të energjisë dhe këmbëngulësisë që kanë”, ka thënë Haziri.

Haziri theksoi se qëllimi është që të rinjtë t’i shohin të suksesshëm, duke shtuar se të rinjtë janë shpresa e vendeve tona.

Pas këtij takimi, kryetari Haziri do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve i cili mbahet të mërkurën në Sofje të Bullgarisë.

KOMENTE