DYLON

Lutfi Haziri: “Flaka e Janarit 2018” i kushtohet heroit të shqiptarëve, Skënderbeut

Lutfi Haziri: “Flaka e Janarit 2018” i kushtohet heroit të shqiptarëve, Skënderbeut
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbledhur sot në takim Bordin e manifestimit shumëkulturor kombëtar “Flaka e Janarit 2018”, me qëllim të koordinimit të punëve në të gjitha fushat.

Në këtë takim janë formuar grupet punuese për katër shtyllat e manifestimit që tradicionalisht kanë qenë: arti letrar, arti pamor, arti dramatik dhe arti muzikor.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se “Flaka e Janarit 2018” i kushtohet heroit të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, në 550 vjetorin e vdekjes, përderisa ka theksuar se i tërë viti do t’i kushtohet atij në aspektin e kulturës.

EkoHigjiena

Poashtu, në këtë takim është vendosur edhe për shpalljen e konkursit për shtyllat e sipërpërmendura, për brendingun, sikurse edhe për aspektet e sponsorimit të këtij manifestimi nga ana e kompanive gjilanase.

Përndryshe, ky manifestim shumëkulturor sivjet i është kushtuar kolosit të Karadakut, Idriz Seferi.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.